Site icon Telegrafi

Hahn: Nuk janë të nevojshme zgjedhjet, por shumica prej dy të tretave në Kuvend

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn beson se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por kjo mundësi duhet të përdoret për të siguruar një shumicë prej dy të tretash në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë për gazetën austriake “Kurir”, Hahn thotë se ky mesazh i është dhënë tashmë kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Zgjedhjet e reja do të jenë vetëm një vonesë në rrugën drejt fillimit të negociatave të pranimit të IRJM-së në BE, e cila është planifikuar për verën e vitit të ardhshëm”, thotë Hahn.

Lidhur me referendumin, Hahn thekson se nuk mund të thuhet se ai ishte i pasuksesshëm.

“Është e pazakontë për të marrësh mbështetje prej 94 për qind në një referendum, por vetëm 36.8 për qind e votuesve dalin, sepse opozita ishte padyshim e suksesshme në bojkotim”, tha komisioneri i BE-së.

Hahn tha se në Kuvend mund të sigurohet shumica prej dy të tretave./Telegrafi/

Exit mobile version