Site icon Telegrafi

Hahn, një këshillë politikanëve shqiptarë (Video)

Të gjithë aktorët politikë në Shqipëri janë të angazhuar për perspektivën evropiane, por ajo që ata duhet të bëjnë në vijim, është të gjejnë kompromise. Këtë apel i bëri liderëve politikë të Shqipërisë, eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Për Hahnin, miratimi i reformës në drejtësi deri në qershor është kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Ne duam të shohim dhe masat e para të zbatimit, që kanë të bëjnë me procesin e ashtuquajtur ‘veting‘, në mënyrë që të sigurohemi se në periudhën e raportit tonë të progresit, në tetor, apo në nëntor, megjithëse ky proces nuk do të ketë përfunduar, ne do të dëshironim të shihnim rezultatet e para me treguesit se procesi është në shinat e duhura dhe për rrjedhojë, vendimet përsa i takon bazës ligjore, duhen marrë përpara kësaj vere. Në rast të kundërt, ne nuk mund të jemi në gjendje të themi se si ky proces apo ky legjislacion, ka nisur të zbatohet”, tha Hahn.

Ndaj, Hahn i nxit palët politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se në momente të rëndësishme, siç është reforma në drejtësi, ata duhet të gjejnë kompromise.

Exit mobile version