Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn nesër do të vizitojë Kosovën.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hahn do të takohet me Haradinajn, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 16:45.
Ndërkaq, vizita e Komisionerit Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja./Telegrafi