Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn viziton nesër Kosovën.
Hahn pritet që të arrijë në Kosovë në orët e paradites, ku pritet të zhvillojë takim me presidentin Hashim Thaçi, pastaj me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Hahn sipas agjendës me kryeministrin Isa Mustafa do të zhvillojë vetëm takim përshëndetës. Komisioneri do të ketë takim edhe me zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj
Ndërkaq rreth orës 16:15 do të mbajë një konferencë për media së bashku me kryeministrin Mustafa.
Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.
Po ashtu Hahn në orët e mbrëmjes do të mbajë një tryezë të rrumbullakët së bashku me eurodeputeten Ulrike Lunaçek dhe me liderët e partive politike .
Më poshtë agjenda e plotë:
E premte, 11 nëntor 2016
13.15 Takim me presidentin Hashim Thaçi
Vendi: Zyra e Presidentit në Kuvendin e Kosovës (mundësi fotografimi)
13.50 Takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli
Vendi: Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi)
14.30 Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa
Vendi: Kabineti i kryeministrit (mundësi fotografimi)
14.45 Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P38
16.15 Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P32
17.30 Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P37 (mundësi fotografimi, të konfirmohet)
18.15 Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq
Vendi: Zyra e BE-së (mundësi fotografimi)
19.00 Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike (PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA)
Vendi: Hoteli Swiss Diamond, Diamond Club (mundësi fotografimi)./Telegrafi/