Site icon Telegrafi

Hahn në Maqedoni gjatë javës së ardhshme (Cicërimë)

Komisioneri përgjegjës për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn gjatë javës së ardhshme do të qëndrojë në Maqedoni.

Kështu ka premtuar vetë ai duke thënë se Maqedonisë i duhet kontroll dhe shtytje për të ecur sigurtë drejt rrugës së integrimit në BE dhe NATO, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Të gjithë palët konstruktive duhet të kyçen në bashkëpunimin më të frytshëm për vendin. Jam duke shikuar mundësi që të vizitojë Shkupin gjatë javës së ardhshme, për të realizuar takime me forcat politike dhe me shoqërinë civile” shkruan Hahn në Twitter.

Hahn ka lavdëruar takimin me Bujar Osmanin dhe Nikolla Dimitrov. /Telegrafi/

Exit mobile version