Site icon Telegrafi

Hahn në Mal të Zi do të bisedojë me përfaqësuesit e pushtetit dhe të opozitës

Eurokomisari për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Hahn, sot do ta vizitojë Malin e Zi, kur do të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur Dushko Markoviq dhe njerëzit e parë të partive opozitare, të cilët pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit e bojkotuan Parlamentin.

Vizitën në Mal të Zi, e dyta pasi në vitin 2014 u emërua në detyrën e eurokomisarit për zgjerim, Hahn do ta fillojë me bisedë me kryeministrin Markoviq, ndërsa do të vazhdojë me takim të përbashkët me liderët e koalicionit parazgjedhor “Çelësi” Miodrag Lekiq, Sërgjan Maliq dhe Zharko Rakçeviq, paralajmëroi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë, ndërsa transmetoi Tanjug.

Hahn do të ketë takime të ndara edhe me liderin e Partisë Socialdemokrate (PSD) Ranko Krovokaliq dhe me liderin e Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Vizitën në Mal të Zi do ta përfundojë me darkë me ish-kryeministrin dhe lider i Partisë Demokratike qeveritare të Docialistëve, Millo Gjukanoviq.

Hahn në Mal të Zi vjen drejtpërdrejtë pas formimit të Qeverisë së re, udhëhehqësinë e të cilës Markoviq e mori nga Gjukanoviqi, Vizita realizohet në situatë kur opozita e kompletuar e bojkotoi Kuvendin sepse nuk i njeh rezultate nga zgjedhjet parlamentare, si dhe në momentin e interesit të madh të Rusisë për Ballkanin, veçanërisht për Malin e Zi, i cili gjendet në prag të anëtarësimit në NATO.

Ai paraprakisht porositi se bojkoti i Parlamentit “nuk është sjellje e pjekur politike”.

Me rastin e gjoja tentimit për terrorizëm në ditën zgjedhore, Han paraprakisht nga Mali i Zi kërkoi të tregojë se është në gjendje të përballet me ngjarje të tilla në “mënyrë transparente” dhe në pajtim me ligjin ta zbardhë rastin.

Nga viti 2010 Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE. Negociatat inkuadruese u hapën në vitin 2012 dhe deri më tani janë hapur 24 nga 35 kapituj negociues.

Exit mobile version