Telegrafi

Hahn: Ndjehem krenar që kontribuova në suksesin e Marrëveshjes së Prespës

Ish-eurokomesari për Zgjerim, Johahnes Hahn, për AIM, tha se Maqedonia është në rrugë të mirë drejt Bashkimit Evropian.

“Para dy viteve, kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev nënshkruan një marrëveshje historike. E mbaj mend këtë ditë në Liqenin e Prespës, një çast unik që hapi rrugë për një marrëdhënie të re mes dy vendeve që me dekada kishin kontest”, tha Hahn për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipa tij, kjo marrëveshjes shënon guxim, vizion, lidership politik dhe pajtim duke dërguar sinjale pozitive përt rajonin por edhe më gjerë.

“Marrëveshja ishte element kyç për vendet anëtare të BE-së të japin dritë të gjelbër për hapjen e bisdimeve me Maqedoninë e Veriut, e cila është në rrugë të mirë drejt BE-së. Jam krenar dhe i lumtur që kontribuova me ekipin tim për këtë sukses e që hapi perspektiva të reja për njerëzit nga të dy anët e kufirit”, tha mes tjerash Hahn./Telegrafi/