Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn përveç vizitës së paralajmëruar në Kosovë,ai ka zyrtarizuar edhe një ndalesë në Tiranë.
Pas takimit në Prishtinë me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, Hahn do të mbërrijë në mbrëmje në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama.
“Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e reformave me vendosmëri, pasi ato janë të domosdoshme për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e vizitës së Hahnit edhe në Tiranë, nga shërbimi mediatik i BE-së. /Telegrafi/