Sot po mbahet konferenca e nivelit të lartë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës.
Në këtë konferencë do të trajtohet tema “Stimulimi i ekonomisë, zhvillimit dhe krijimit të vendeve të punës”.
Komisioneri Johannes Hahn, në fjalimin e tij ka përshëndetur vendimet e fundit të UEFA-së, FIFA-s dhe rekomandimin e BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën ka thënë se pas heqjes së plotë të vizave, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm dhe s’do të kenë më mure penguese.
Megjithatë, ka thënë ai, kjo konferencë i referohet Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, për të cilën ka thënë se do t’i hap rrugë produkteve të Kosovës që t’i qasen tregut evropian.