Site icon Telegrafi

Hahn: Marrëveshja është kompromis ku të gjithë fitojnë

“Duhej shumë kohë dhe shumë rrugë për të kaluar për të arritur në vendin ku ndodhemi sot. Kjo është një ditë historike dhe mundësi për qytetarët e Maqedonisë Veriore që të marrin përgjigje pozitive për integrimet euro-atlantike. Në fund të ditës, të gjithë do të shohin se marrëveshja është një kompromis i mirë në të cilin gjithkush merr diçka”, tha komisionari i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai këtë deklaratë e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe partneritetit strategjik. /Telegrafi/

Exit mobile version