Telegrafi

Hahn: Marrëveshja e Prespës do të shërbejë si shembull për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajon

“Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të inkurajojë zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan”, thotë eurokomisari për Zgjerim, Johahnes Hahn në intervistë për “Washington post”.

Hahn i cili javën e kaluar ishte në Washington në bisedime me përfaqësues të qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, për Lindjen e Afërt dhe për Ukrainën, thotë se marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të ShBA-ve dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit disavjeçar mes Athinës dhe Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se të dy palët janë të suksesshme. ShBA-të dhanë mbështetje të madhe për atë që sot ne e quajmë Maqedonia e Veriut”, theksoi Hahn.

Eurokomisioneri shpreson se mbyllja e kontestit të emrit do të jetë shembull edhe për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon, duke përfshirë këtu dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/