Site icon Telegrafi

Hahn: Maqedonia mund t’ju bashkohet Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së

Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Politikë për Fqinjësi, Johahnnes hahnm vkerëson se Maqedonia mund t’ju bashkohet Serbisë dhe Malit të zi, që gjendet në rrugën euroatlantike dhe që i kanë filluar bisedimet për anëtarësim drejt BE-së.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor ende janë dobët dhe zgjerimi i BE-së është e vetmja mënyrë për të stabilizuar rajonin. Por, se kur do të hynë në BE nuk mund të jap përgjigje të saktë”, tha Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me plotësimin e kritereve për anëtarësim, Serbia dhe Mali i Zi janë më afër, por, sipas Hahn, zgjidhja e kontestit me Greqinë rreth ermit, Maqedonia ka mundësi të mira të vazhdojë përpara./Telegrafi/

Exit mobile version