“Stabiliteti politik në Maqedoninë e Veriut është më i miri në rajon, edhe një dëshmi tjetër për këtë ishin zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses”, tha sot eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Hahn në hapjen e Forumit Ekonomik të Vjenës.
Ai inkurajoi kompanitë e Austrisë të investojnë në Maqedoninë e Veriut, sepse siç tha, kjo do të thotë përfitim më i madh për vendin dhe hapje e vendeve të reja të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke adresuar progresin e Maqedonisë të Veriut në të gjitha sferat, eurokomisari Hahn e shprehi pritjen e tij vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev sot në Vjenë ka pasur fjalim në hapjen e Forumit Ekonomik të “Bisedat ekonomike vjeneze – perspektivat e reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Krahas kryeministrit Zaev, fjalime do të kenë edhe Tomas Arnlodener, drejtor ekzekutiv i “A1 Telekom Austri” Grupacionit dhe anëtarë i këshillit të Forumit ekonomik vjenez, si dhe Johanes Hahn, eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, kryeministri Zaev ka thënë se Austria është aleate e fuqishme e vendit tonë në integrimin euroatlantik.
Kryeministri Zaev potencoi se në 10 vitet e fundit Austria ishte investuesi më i madh në Maqedoninë e Veriut me 392,2 milionë euro që arrin 13,2 për qind nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të vendit.
Para shumë kompanive austriake dhe biznesmenëve kryeministri Zaev shfaqi shpresën se Maqedonia e Veriut këtë verë do të marrë datë për fillimin e negociatave, sepse siç theksoi ai, vendi i tregoi të gjithë Evropës, si nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit zgjidhjen problemet shumëvjeçare.
Ai shtoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë Veriore do të jetë shembull për të gjithë rajonin, se vendi do të vazhdojë të jetë i sigurt dhe stabil, vend që kujdeset dhe investuesve u ofron kushte adekuate për zhvillimin e biznesit të saj./Telegrafi/