Site icon Telegrafi

Hahn: Maqedonia e Veriut meriton të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian

Euro-komisari i BE-së, Johahnes Hahn në intervistë për gazetën malazeze ‘Vijesti’ tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut, sipas Hahn, bëri avancim ndërsa më e rëndësishmja ishte nënshkrimin i Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Prespës me të cilën u zgjidh kontesti disa vjeçar për emrin është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë”, deklaroi Hahn duke shtuar se në fillim ka pasur deklarata se nuk ka zgjerim të BE-së ndërsa pesë vite më vonë është ka rrugë reale evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Hahn, BE do të vazhdojë të angazhohet në integrimin evropian të rajonit për shkak të interesit të Bashkimit Evropian.

Hahn do të mbetet euro-komisar edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian, por do të jetë në detyrën e buxhetit dhe administratës ndërsa zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë së mirë pritet ta merr ministri i deritashëm i Drejtësisë hungareze, Laslo Troçanji./Telegrafi/

Exit mobile version