Telegrafi

Hahn: Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin rekomandimin për bisedime për anëtarësim në BE

Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedonië dhe Shqipërinë, duke mbështetur kështu zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka deklaruar Johannes Hahn, eurokomisioner për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e tij për gazetën gjermane “Die Welt”, Hahn ka thënë se rekomandimi sipas të gjitha gjasave do të vijë në verë, pasi që besohet se të dy shtetet e lartëpërmendura kanë arritur përparim të dukshëm në reforma, prandaj edhe kanë arritur në hapin e fillimit të bisedimeve.

Kështu, Maqedonia dhe Shqipëria do t’u bashkohen Malit të Zi dhe Serbisë që tashmë i kanë filluar bisedimet, që në vitin 2012 dhe 2014, dhe mund të bëhen anëtare të BE-së në vitin 2025./Telegrafi/