Telegrafi

Hahn letër katër liderëve: Të pastrohet Lista zgjedhore dhe të zbatohen reformat në media

Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, u dërgoi letër udhëheqësve të katër partive të cilat janë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Alsat M.

Sipas burimeve diplomatike, faktori ndërkombëtar insiston në një takim të ri pas takimit të dështuar në Vienë.

“Partitë të rihapin dialogun e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje-kompromisi. Të zbatojnë të gjitha reformat, të pastrohet Lista votuese, së bashku me reformat në media. Zgjedhjet priten të jenë gjithëpërfshirëse … “është përmbajtja e letrës së dërguar nga Brukseli nga ambasadori BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

Partitë politike, për televizionin, nuk e komentojnë përmbajtjen e letrës së Komisionerit që ka kërkuar zbutjen e qëndrimeve dhe kompromis nga kriza politike.

Ata nuk e mohojnë se kanë marrë një letër të tillë, edhe pse ata thonë se ajo ishte drejtuar atyre subjekteve që u tërhoqën nga marrëveshja politike, dhe për çka fajësojnë njëra-tjetrën. /Telegrafi/