Komisioneri Evropian për Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka thënë se thirrja telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës +383, është rezultat i ardhur gradualisht nga Dialogu i Brukselit.
“Kjo tregon se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës gradualisht jep rezultate”, ka shkruar Hahn në llogarinë e tij në Twitter.
Kosova nga 15 dhjetori i vitit të kaluar, në marrëveshje me Serbinë në Bruksel ka hyrjen e re telefonike të ndarë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.
Sot është realizuar thirrja e parë telefonike me kodin e ri +383.