Komisionari për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn beson se zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit në mes Athinës dhe Shkupit ka rëndësi për të gjithë rajonin. Ai tha se BE duhet të përmbushë premtimet e dhëna nëse autoritetet e Maqedonisë i plotësojnë kushtet e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, aktualisht ka një trend pozitiv në rajon dhe arsyeja për këtë është strategjia e zgjerimit të BE-së, e cila hap një perspektivë për të gjitha vendet.
Han, në një intervistë me gazetën e përditshme vjeneze “Standard”, thotë se është i bindur se referendumi në Maqedoni do të mbështetet nga shumica e qytetarëve. Ai theksoi se vetë do të angazhohet
Ai tha se duke filluar nga fakti që liderët e BE-së pozitivisht reagojnë ndaj marrëveshjes së arritur, Samiti i caktuar për në 28 qershor do t’i japë dritën jeshile fillimit të negociatave të pranimit.
I pyetur nëse ai është i sigurt se Athina do të zbatojë marrëveshjen, Han përgjigjet se e vetmja gjë që është e sigurt është vdekja. /Telegrafi/