Telegrafi

Hahn: Jam i bindur se bisedimet me Maqedoninë do të fillojnë vitin e ardhshëm

Eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën “Politiko Evropa” thotë se është i bindur se bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Në intervistë Hahn shpjegoi se me të dy vendet ka filluar puna përgatitore, që i paraprinë hapjes së bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është punë shumë kompjete dhe shpresoj se do të arrijmë ta përfundojmë brenda një viti ose 14 muajve. Qëllimi është që të jepet dritë e gjelbër nga vendet anëtare në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Hahn.

Ai kujtoi edhe kushtet që vendet anëtare të BE-së kanë vendosur për Maqedoninë, që janë reforma në shërbimet e sigurimit, administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Hahn gjithashtu tha se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të jenë pjesë e BE-së./Telegrafi/