Në sesionin e fundit të Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim, ku mori pjesë edhe komisioneri evropian, Johannes Hahn u tha se MSA është një hap historik që shënon marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian.
Por, sipas tij, sfidë mbetët sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit nga politika.
“MSA do të ngritë standardet dhe kjo marrëveshje nuk është fundi i një procesi, por është fillimi i një epoke të re për Kosovën”, tha Hahn.
Ai u shpreh i lumtur që për proceset e MSA-së dhe integrimit po kontribuojnë edhe partitë opozitare, për çka i ka përgëzuar që po marrin pjesë në Komisionin parlamentar për Stabilizim e Asociim.
Hahn, në Komisionin parlamentar që u mbajt në sallën e seancave të Kuvendit iu përgjigj edhe tri pyetjeve nga deputetët anëtar të këtij Komisioni, lidhur me kushtëzimet e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai tha këto janë standarde dhe kritere sikur për të gjitha shtetet që ka pasur kritere.
Seanca i mbylli punime, derisa u paralajmërua se mbledhja e ardhshme do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor të këtij viti në Strasburg.