Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn në një intervistë për “European Western Balkans”, thotë se BE i vlerëson përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë edhe Bullgarinë.
“Është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e përbashkët rreth çështjes së emrit dhe rrugës që duhet të ecet para. BE është e gatshme që të ndihmoj në këtë proces i cili po zhvillohet në Kombet e Bashkuara dhe të lehtësoj kontaktet nëse është e nevojshme. Me qeverinë e re, së bashku me opozitën, duhet të fokusohet në zbatimin e reformave prioritare dhe Marrëveshjes së Përzhinos, që të kthehet vendi në rrugën e tij euroatlantike”, ka thënë Hahn./Telegrafi/