Site icon Telegrafi

Hahn: E përshëndes vendimin e sotëm të Bundestagut për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Eurokomisionari Johahnes Hahn në rrjetin e tij social shkruan se “e përshëndes votimin e sotëm të Bundestagut gjerman për nisjen e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor”.

Sipas Hahn, njohja e zhvillimit konkret është e rëndësishme si nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Bundestagu gjerman votoi për nisjen bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndryshe, sonte Bundestagu gjerman votoi për dhënien e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

Për nisjen e bisedimeve me BE-në vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i BE-së ka mesi i muajit tetor./Telegrafi/

Exit mobile version