Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në rrjetin social “Twitter” shkruan se ka pasur bisedë me rëndësie të veçantë me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin.
“Isha shumë i qartë se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës duhet të finalizohet shpejtë dhe pa asnjë pengesë. E përgëzova angazhimin e tij që të mos e pengojë procesin në Kuvend. Integrimeve të BE-së i nevojitet opozitë konstruktive”, shkruan Hahn./Telegrafi/
Useful talk w @VMRO_DPMNE leader @MickoskiHM @EPP #EPPHelsinki. I was crystal-clear that ratification of #Prespa Agreement must now b finalized fast, without any obstacle. I welcome his commitment not to obstruct procedure in Parliament. #EU integration needs a loyal opposition! pic.twitter.com/ypVJuup98r
— Johannes Hahn (@JHahnEU) November 7, 2018