Site icon Telegrafi

Hahn-Dimitrov: Maqedonia sa më afër BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel kishte takim me komisionerin për zgjerim dhe politika fqinjësore në Bashkimi Evropian, Johannes Hahn ku kanë diskutuar rrugëtimin e Maqedonisë drejt kësaj shoqërie dhe kanë ardhë në përfundim se vendi shkon mirë dhe drejtë BE-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ministri Dimitrov shprehi gatishmërinë dhe bindjen për përparimin e rrugëtimit të Maqedonisë për të plotësuar nevojat dhe pikat që BE-së i duhet të sigurohet se me Maqedoninë mund të fillohen bisedimet për anëtarësim.

Nga ana tjetër Hahn tha se BE është e gatshme të vlerësoj hapërimin e Maqedonisë për në BE dhe tha se ky union e inkurajon vendin tonë që të vazhdojë me zbatim dhe realizim të reformave kyçe.

Përndryshe, Zoran Zaev para disa ditëve tha se janë duke shpresuar për nisje të bisedimeve për të përafruar Maqedoninë për në BE dhe NATO. /Telegrafi/

Exit mobile version