Pas takimit që pati eurokomisioneri Johannes Hahn me Kryeministrin e Maqedonisë, Emil Dimitriev, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e ka porositur Kryeministrin për përmbushjen e kushteve për zgjedhje të besueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shkëmbim konstruktiv dhe të plotë të pikëpamjeve me Kryeministrin Emil Dimitriev. I theksova përmbushjen e kushteve për zgjedhje të besueshme, reforma prioritare, mbështetje të Prokurorisë Speciale”, shkruan Hahn në Twitter. /Telegrafi/