Raportimet e mëhershme të Telegrafit Maqedoni se bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do të ndodhin në këtë vit, konfirmohen edhe nga Johannes Hahn, komisioner për zgjerim.
Përmes cicërimës në rrjetin social Twitter, Hahn bën të ditur se bisedimet do të fillojnë në qershorin e vitit të ardhshëm.
“I kënaqur që pas debatit të gjatë, Këshilli i BE-së jep shenja në konlkuzionet për zgjerim, posaçërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore të ardhshme. Rruga është e hapur për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Sinjal kyç për rajonin se përparimi është i shpërblyer. Dhe kyçe për besueshmërinë e BE-së në vete”, shkruan Hahn në Twitter./Telegrafi/
Glad that @EUCouncil sees the light on #Enlargement conclusions, esp. on #Albania and the future #North #Macedonia, after long debate. Path twds opening #accession talks in June 19 clear. Key signal to t region that progress is rewarded. And crucial for t #EU's own #credibility. pic.twitter.com/cWOD1XZ7Ti
— Johannes Hahn (@JHahnEU) June 26, 2018