Telegrafi

Hagë: Nesër vendimi për Millutinoviq dhe 5 të tjerët

Bashkë me Millutinoviqin, për deportim, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në gjysmën e parë të 1999, akuzohen edhe ish nënkryetari i qeverisë jugosllave, Nikolla Shainoviq, dhe gjeneralët Dragoljub Ojdaniq, Nebojsha Pavkoviq, Vladimir Lazareviq dhe Sreten Llukiq.

Gjatë luftës në Kosovë, Ojdaniq ishte shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, Pavkoviq komandonte me armatën e tretë, Lazareviq me korparmatën e Prishtinës, ndërsa Lukiq ishte në krye të shtabit të ministrisë së Brendshme të Serbisë në Prishtinë.

Në fjalën përmbyllëse, verën e kaluar, prokurorët pohuan se e kanë dëshmuar fajësinë e të gjithë të akuzuarve, dhe kërkuan që ata të dënohen prej 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. /REL/