Servet Pëllumbi ka qenë i pari nga socialistët që kundërshtoi Ben Blushin përballe me Edi Ramën. Edhe tani që kryetarin e mbron rezultati, Pëllumbi ka folur i pari për një “vetëpërjashtim” të Ben Blushit nga Partia Socialiste.
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Pëllumbi është pyetur nëse duhet përjashtuar Ben Blushi.
“Mund të përjashtohet ai? Unë nuk mendoj se duhet një përjashtim, aq më tepër kur secili e sheh veten të përjashtuar, përjashton veten pra. Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim”.
Përgjigja i ka ardhur nga Mimoza Hafizi. Deputetja shkodrane ia ka kthyer me ironi “profesorit”.
Në një status në rrjetet sociale, Hafizi shkruan: Prof. Servet Pellumbi, shqiptari me i lumtur me rezultatin 95% të referendumit ne PS. Me ne fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!”. /Telegrafi/