Site icon Telegrafi

Hafizi: Edi Rama fshihet nën strehën e arrogancës

Mimoza Hafizi, deputete dhe themeluese e LIBRA-s, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka siguruar dot punë për të rinjtë, pavarësisht përfundimit të studimeve të tyre me rezultate të larta.

Hafizi i është referuar debatit të kryeministrit Rama me një vajzë të re në Peqin, e cila kishte mbaruar për infermieri me rezultate të larta, por që ende nuk kishte gjetur punë.

Ndërsa në lidhje me hallin e saj, nga ana tjetër, Rama iu përgjigj; se nuk ka vende pune për të gjithë.

Reagimi i Mimoza Hafizit:

Kryeministri prapë sot u fsheh në strehën e arrogancës së vet kur një vajzë e re i kërkoi llogari se pse nuk arrin të punësohet si infermiere, me gjithë rezultatet e larta në studime.

Se kryeministri e ka të vështirë të pohojë që qeveria e tij ka dështuar t’i japë pacientëve infermierin më të mirë, fëmijëve mësuesin më të zot, qytetarëve nëpunësin më të aftë e të përkushtuar.

Administrata dhe shërbimet publike gëlojnë nga paaftësia dhe korrupsioni. Për këtë mund të dëshmojë çdo qytetar. Kjo situatë ka dekurajuar edhe përpjekjet e të rinjve për shkollim serioz.

Arroganca e kryeministrit s’mund ta mbulojë plagën e madhe që Rilindja i shkaktoi administratës dhe shërbimit publik. /Telegrafi/

Exit mobile version