Qendra për hulumtime shkencore dhe promovim të kulturës ”Haemus” nga Shkupi e ka filluar procedurën e saj të parë në UNESCO, si trup këshillues në Maqedoni për trashigiminë kulturore jomateriale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Që nga 2012 ka filluar të funksionojë UNESCO Club HAEMUS, me leje të Komisionit kombëtar për UNESCO pranë Ministrisë së Kulturës, si një nga filialat e organizatës.
Sipas drejtoreshës së HAEMUS, Vasillka Dimitrovska, në vitet e kaluara, HAEMUS-i e ka dëshmuar në disa mënyra se kujdeset për trashigiminë jomateriale kulturore të Maqedonisë./Telegrafi/