Telegrafi

Hadja, Gjini akuzon Thaçin

Ardian Gjini, ish minister i Ambientit, tha se kryeministri Hashim Thaçi tashmë do të duhej të kishte punë me ministrat e tij, që janë futur në korrupsion të thellë dhe jo te merrej me te. 

“Ka shumë arsye që kryeministri aktual të hetoj ministrat e tij para se të hyjë në hetime për ata që kanë qenë më herët dhe në një koalicion tjetër”, tha Gjini.

Nënkryetari i AAK-së Gjini ndër të tjera u shpreh se sa i përket raportit të Hades dhe i punuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kur edhe vet ishte ministër, tha se gjithçka është në rregull. 

“Në raport nuk vërehet asnjë shkelje. Të gjitha janë në rregull. Nuk mungon asgjë në këtë projekt”, tha Gjini. /telegrafi/