Site icon Telegrafi

Hadise akuzohet se po shkatërron romancën e Murat Bozit dhe Asli Enverit

Murat Boz dhe Hadise

Murat Boz dhe Asli Enveri tashmë kanë rinisur romancën e tyre pas një ndarje njëvjeçare.

Këngëtari dhe aktorja me prejardhje shqiptare ishin ndarë në vitin 2017 pas një mosmarrëveshje, por tanimë kanë konfirmuar se janë lidhur sërish dhe po mendojnë të martohen.

Murat Boz dhe Hadise

Megjithatë, kohët e fundit këngëtari është parë në shoqëri të këngëtares turke, Hadise dhe kjo ka bërë që të reagojnë shumë fansa.

Këta të fundit kanë kërkuar që më mos të ndërhyj në jetën e tyre dhe se mos të bëhet shkaktare e ndarjes së tyre.

Por, këngëtarja ka sqaruar gjithçka përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë vetëm miq.

Asli Enverio dhe Murat Boz

“Murat është miku im i dashur. Edhe unë e dua Aslin. Mos krijoni trillime. Mjaft! Respekt dhe mirësjellje! Por kur shoh mesazhe të tilla, me të vërtetë po më vjen turp prej jush!”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Boz dhe Hadise janë anëtarë të jurisë “O Ses Turkiye” gjersa Enveri është pjesë e serialit të njohur, “istanbul Gelini”. /Telegrafi/

Exit mobile version