Telegrafi

Hadërgjonaj u provua nga krahun e majtë, lojtari flet për këtë pozitë

Kosova ka vazhduar sot stërvitjet me intensitet të lartë për ndeshjen kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas stërvitjes së sotme në konferencë për media janë paraqitur Vedat Muriqi dhe Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi Hadërgjonaj, ka theksuar se duhet të përqendrohen në ndeshjen me çekët dhe të japin maksimumin për të korrur fitore, derisa në stërvitje u paraqit tij në krahun e majtë.

“Kam luajtur edhe në Gjermani e Angli si i majtë, megjithëse preferoj të luaj në krahun e djathtë”.

“Mirëpo, nëse trajneri ma kërkon një gjë të tillë nuk është problem. Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin”, ka thënë ai.