Telegrafi

Hadergjonaj: U rikthyem dhe morëm një fitore të merituar, trajneri më dha besim për pozitën e re

Florent Hadergjonaj ka folur pas fitores 2-1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Euro 2020.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri falë golave të shënuar nga Vedat Muriqi (20′) dhe Mërgim Vojvoda (66′).

Pas ndeshjes ka folur edhe mbrojtësi Hadergjonaj, i cili ka thënë se ndihet i lumtur me fitoren ndaj Çekisë.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në triumfin mbresëlënës të Kosovës kundër Republikës Çeke

“Ka qenë një ndeshje e mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Por, ne arritëm të kthehem në lojë dhe arritëm një fitore të merituar”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj pas ndeshjes.

Hajdergjonaj duke festuar golin e Muriqit

“Ka qenë pak e vështirë të luaj në një pozitë tjetër, por bashkëlojtarët më kanë ndihmuar dhe kam dhënë maksimumin”.

“Trajneri më ka dhënë besim për të luajtur në atë pozitë dhe unë pranova”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Republika e Çekisë: Shkëlqim nga mbrojtja në sulm

“Në Angli është bërë e madhe puna e Kosovës, bashkëlojtarët më flasin shpesh për këtë”.

“Ka me qenë speciale ndeshje ndaj tyre. Kanë shumë lojtar me kualitet”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/