Florent Hadergjonaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u shprehur pas humbjes që Kosova e pësoi nga Çekia në Plzen.
Kosova u mposht me rikthim nga Çekia në takimin eliminator të Euro 2020 dhe kjo humbje ka bërë që dëshpërimi të jetë i madh mes tifozëve dhe lojtarëve.
Njëri nga ta padyshim se është mbrojtësi Hadergjonaj, i cili ka falënderuar tifozët për mbështetjen, ndërsa ka thënë se e kanë dhënë maksimumin.
“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm”.
“Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020”.
“Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook. /Telegrafi/