Site icon Telegrafi

Hadërgjonaj: S’ka rrezik për paga

Ish-kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, aktualisht deputete nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se, pavarësisht vonesës për mos krijimin e institucioneve të reja, punëtorët e sektorit publik nuk rrezikohen për paga.

Ajo në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se është shumë e domosdoshme të funksionojë Kuvendi sepse më 30 tetor buxheti për vitin 2015 dorëzohet aty për shqyrtim dhe miratim.

“Nuk guxojmë vendin ta dërgojmë në krizë buxhetore e financiare për shkak të qëndrimeve politike e mos mundësisë së marrëveshjes në mes të subjekteve politike. Kosova është shtet i ri dhe ka nevojë ta japë mesazhin e fuqishëm për stabilitet politik dhe për aftësi vendimmarrëse në rrethana të vështira që të hapë perspektivën e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Hadërgjonaj. /Telegrafi/

Exit mobile version