Telegrafi

Hadergjonaj prezantohet zyrtarisht te Alanyaspor

Florent Hadergjonaj është larguar nga Kasimpasa pas tre viteve qëndrim në Stamboll.

Mbrojtësi kosovar mbeti i lirë në fund të sezonit dhe deri tani ka pritur për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Përkundër se kishte oferta të rëndësishme nga Panathinaikos, AEK e Olympiacos, Hadergjonaj ka vendosur të mbetet në Turqi.

Lexo po ashtu Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

29-vjeçari do të mbetet pjesë e Superligës së Turqisë, por jo te Kasimpasa apo ndonjë skuadër tjetër nga Stamboll.

Mbrojtësi dardan karrierën do ta vazhdoj te Alanyaspor ku tashmë është prezantuar edhe zyrtarisht.

Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk. /Telegrafi/