Site icon Telegrafi

Hadërgjonaj: Për periudhën e luftës, si staf drejtues jam paguar një mijë marka në muaj (Video)

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, Fadil Hadërgjonaj ka thënë se një pjesë e komandantëve janë paguar në vlerë një mijë marka.

Hadërgjonaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është paguar gjatë kohës sa ka qenë në luftë.

“Në terren nuk kam marrë pagë. Pas përfundimit të luftës jam paguar për kohën e luftës. Për çdo muaj kam marrë një mijë marka”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, thotë se pagesa nuk është bërë për shkak të luftës por për shkak se ai ka lënë obligimet në Gjermani.

“Edhe tek ne kanë luftuar 2-3 mijë ushtarë pa paga. Stafi drejtues i kanë pasur këto benificione, ndërsa komandantët e nivelit më të ulët janë paguar nga 500 marka. Listat janë publike. Ato nuk janë konsideruar pagë, por një lloj ndihme pasi unë kam lënë punën në Gjermani dhe obligimet. Madje kam vazhduar ta paguaj edhe sigurimin shëndetësorë në Gjermani se ndoshta do të më duhet”.

Hadërgjonaj ka thënë se kjo nuk konsiderohet mercenarizëm pasi vija institucionale kështu e parashikon.

“Asnjëri nga ne nuk kemi kërkuar të paguhemi por ka qenë vendim që e kanë vendosur ata më lartë”, tha ndër të tjera Fadil Hadërgjonaj./Telegrafi/

Exit mobile version