Telegrafi

Hadergjonaj nuk ndalet në Turqi, shënon dhe ia siguron mbetjen në elitë Kasimpasas

Florent Hadergjonaj ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e Kasimpasa në Superligën e Turqisë.

Mbrojtësi i djathtë ka shënuar gol në fitoren 3-1 të Kasimpasas ndaj Ankaragucus.

Reprezentuesi kosovar realizoi nga penalltia në minutën e nëntë, në një ndeshje ku Kasimpasa e siguroi zyrtarisht qëndrimin në elitë, pasi nuk e kishte nisur mirë kampionatin këtë edicion.

Për Hadergjonajn ky ishte goli i dytë këtë kampionat, teksa ditë më parë i shënoi edhe Fenerbahces.

Te Kasimpasa përveç mbrojtësit të djathtë u aktivizua edhe Loret Sadiku, derisa për Ankaragucun luajti Endri Cekici. /Telegrafi/