Telegrafi

Hadergjonaj: Ndihem rahat në çdo pozitë, ekipi po funksionon shumë mirë

Florent Hadërgjonaj ka treguar edhe një herë paraqitje shumë të mirë në përballje me Malin e Zi (2-0) edhe pse luajti si mesfushorë i krahut.

Ai shtoi se në pozitën e re ndihet shumë mirë, ndërsa shton që çdo mungesë po mbulohet mirë nga ekipi.

“Pozita në krahë? Ne besoj që prish punë, nuk ishte diçka shumë ndryshe. Më eci mirë. Trajneri më tregoi për pozitën ku do të luajë dhe më pyeti si po e ndjej vetën”.

“U ndjeva mirë dhe besoj që e ndihmova ekipin në këtë pozitë”.

“Lëndimet dhe rikthimit? Po normal po funksionojmë shumë mirë si ekip, kur po lëndohet dikush po mundohemi të luajmë prapë njëjtë dhe nuk po vërehet mungesat”.

“Shala? E ndihmuam si ekip dhe ai e ndihmoi ekipin. Pati paraqitje shumë të mirë”, ka thënë Hadërgjonaj pwr Supersport pas ndeshjes.

 /Telegrafi/