Site icon Telegrafi

Hadergjonaj: Erdha me këmbë të mbarë, fitore e merituar

Florent Hadergjonaj ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Bullgarisë dhe debutimit të tij me Dardanët.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në udhëtim te Bullgaria me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Grupit A në Euro 2020.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur Hadergjonajn, pasi pikërisht në këtë ndeshje debutoi me Dardanët.

“Erdha me këmbë të mbarë te Kosova dhe ky ka qenë qëllimi im. Loja ishte me plot emocione, e veçante për mu dhe për Kosovën”, ka thënë fillimisht Hadergjonaj.

“Me qejf e kisha vesh edhe më herët fanellën e Kosovës”.

“Atmosfera në zhveshtore ishte e zjarrtë. Festuam të gjithë, me lojtarë, stafin e trajnerëve dhe zyrtar”.

“E kemi merituar fitoren, pasi e rikthyem rezultatin nga 2-1 në 2-3. Kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola, 5 apo 6”, përfundoi deçanasi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version