Telegrafi

Hadërgjonaj dhe Toma, prurjet e reja te Kosova

Kosova po përgatite këtë vit për një kalendar të ngjeshur, ku do të ketë ndeshje më të forta, pas do të marrë pjesën në eliminatoret e Euro 2020.

Skuadrës së trajnerit Bernard Challandes, pritet t’i shtohen elementë të tjerë cilësorë, për ta rritur nivelin.

Bernard Challandes e ka konfirmuar se janë shumë afër dy prurjeve të reja.

Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses dhe ata do të jenë pjesë e listës këtë pranverë.

Florent Hadergjonaj (Photo/ Getty Images)

Florent Hadërgjonaj nuk ka bërë asnjë paraqitje me Zvicrën, ndërsa ka të drejtë ta zgjedh Kosovën.

Futbollisti i Huddersfieldit në Ligën Premier, është aktivizuar më parë në kombëtaret e moshave të helvetikëve duke spikatur në të djathtë të mbrojtjes.

Lojtari tjetër Bastien Toma, 19 vjeç aktualisht aktivizohet te Sion dhe ka pranuar të luajë për Kosovën, por pret konfirmimin nga UEFA.

Bastien Toma duke festuar golin

Edhe ai është aktivizuar me përfaqësueset e moshave në Zvicër.

Toma është me prejardhje nga Kabashi i Vitisë. /Ss/