Florent Hadërgjonaj ka thënë se pas pjesës së dytë treguam karakter dhe lojë të mirë.
Sipas tij t’i shënosh Anglisë tri gola nuk është pak.
“Besoj që plani ishte që të mos fshihemi. Në fund pranuam pesë gola, por i shënuam tri”.
“Ka vite që nuk i merr Anglia tri gola. Donim të luanin para, edhe pse e dinim që pas mbesim më pak lojtarë dhe duhet të luajmë një me një”.
“Ata shënuan pesë herë me pesë goditje. Duke e parë edhe pjesën e dytë, besoj që dolëm faqebardhë”.
“Në pjesën e dytë biseduam në pauzë, thamë që duhet të jemi krenar që luajmë për Kosovën dhe të japim më shumë, të luftojmë më shumë, pasi jemi si familje dhe si ekip”.
“Nuk duhet të pranonim gola në pjesën e dytë. E hupëm lojë 5-3, por duhet të jemi krenarë me mbështetën dhe atmosferën”, ka thënë Hadergjonaj. /Telegrafi/