Faqja zyrtare e internetit e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, është hackuar nga ”Anonymus”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përmes këtij veprimi, ky grup thotë se luftojnë kundër cenzurës, për liri të mediumeve dhe të popullit, dhe se nuk veprojnë për interesa personale apo politike, por për interesa të popullit. Mesazhi i këtij grupi është shkruar në gjuhën angleze.
Në njoftimin e tyre, ky grup thotë se çdo kush që dëshiron të mbroj lirinë e popullit nga ata që na qeverisin, tashmë është pjesë e Anonymus. Më tej, grupi thotë se është në luftë dhe se kjo luftë do të ndërpritet vetëm atëherë kur të arrihen qëllimet./Telegrafi/