Paul Scholes ka vënë në dyshim ambiciet e Jack Wilshere, pas vendimit të mesfushori të Arsenalit që të huazohej te Bournemouth.
Në vitet e fundit futbollisti ka pasur probleme me lëndime, gjë që nuk e kanë lejuar të rikthejë formën maksimale.
24-vjeçari nuk bënte pjesë në planet e Arsene Wenger, prandaj u lejua të largohej. Por, edhe pse e kërkuan Roma dhe Milani, ai vendosi që të kalonte te një ekip i vogël anglez.
“Nëse duhej të largohej nga Arsenali do të doja ta shoh në një klub të madh si Roma. Të marrë përvojë jashtë vendit, mendoj se do të kishte qenë gjë e mirë për të dhe për ekipin e Anglisë”.
“Vetëm se ka shkuar te Bournemouthi, kjo nuk nënkupton se do të luajë gjatë gjithë kohës. Ai duhet të luajë mirë në cilindo qoftë klub, pavarësisht nëse luan te Bournemouth, Arsenal, Man United apo Roma”.
“Po shqetësohem sepse i ka ulur shumë standardet e tij”, ka deklaruar Scholes për Sky Sports News. /Telegrafi/