Një ari ngjyrë kafe me sa duket kishte dashur t’i bashkohet fëmijëve në lojë në një kopsht për fëmijë në Siberi.
Por ky ari i vogël kishte filluar të bëhej nervoz, për faktin se nuk mund të luhatej pasi që luhatësja ishte shumë e vogël për të, transmeton Telegrafi.
Por, mjaftoi paraqitja e tij në kopsht që të terrorizojë banorët e qyteti Kolpashevo të regjionit Tomsk.
“Prej se e kanë parë ariun pranë kopshtit njerëzit po kanë frikë madje të dalin nëpër rrugë”, ka deklaruar autorja e videos 20 sekondëshe. /Telegrafi/