Komuna e Kavadarit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Habitat Maqedonia. Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët, përkrah atij që realizohet tash e disa vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me projektin e ri, do të përpunohet një regjistër i banesave dhe menaxhuesve kolektivë, si edhe do të mbajë trajnime për qytetarët, me qëllim informimin për grante të caktuara, që mund t’i fitojnë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta./Telegrafi/