Kryetarja e partisë së djathtë One Nation në Australi, Pauline Hanson ka tronditur Senatin pasi është shfaqur e veshur me burka.
Senatorja e Queensland, e cila ka kundërshtuar hapur vendosjen e burkës, ka ardhur në parlament me veshjen islame.
Duke iu drejtuar Senatit, Hanson bëri thirrje që qeveria të ndalonte vendosjen e burkës, që mbulon të gjithë fytyrën.
‘Jam shumë e lumtur që ta heq këtë, sepse nuk duhet ti përkasë këtij Parlamenti,”-tha liderja e One Nation, ndërsa hiqte burkën.
Ky veprim i saj ka shkatuar zemërim. Ministri i qeverisë George Brandis dënoi veprimin e saj duke e këshilluar dhe paralajmëruar atë që të mos ndërmarrë veprime që kundër grupeve fetare.
“Të tallësh këtë komuntet, ta dërgosh atë në qoshe, të tallesh me veshjet e tyre fetare është një gjë e tmerrshme për tu bërë. Unë do t’iu kërkoj që të reflektoni për atë që keni bërë,”-tha Brandis, transmeton oranews.
Thirrja e saj për ndalimin e veshjes do të debatohet të enjten në Senat. Në një deklaratë në internet, ajo tha se nevoja për të ndaluar veshjet që mbulojnë të gjithë fytyrën në publik është një çështje e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Australia moderne, raporton BBC.