Moderatori dhe gazetari i njohur Ronaldo Sharka ka ndezur një debat të pazakontë në rrjetet sociale, duke ngritur një çështje të rrallë që lidhet me biologjinë dhe emocionet e meshkujve.
Në një postim në llogarinë e tij, Ronaldo ka deklaruar se beson që, ashtu si femrat, edhe meshkujt mund të përjetojnë një lloj cikli menstrual.
Megjithëse fizikisht është diçka e pakuptueshme, sipas tij, disa simptoma emocionale dhe fizike mund të jenë të krahasueshme.
“Kam dyshime që jam në ditët e mia të ciklit menstrual. Kam uri të pashpjegueshme, luhatje humori, jam emocional dhe nervoz. Pak kohë më parë lexova një artikull ku thuhej se edhe meshkujt kanë cikël menstrual, njësoj si edhe femrat. Meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma si femrat gjatë ciklit, edhe pse fizikisht është e pakuptueshme. Kur lexova artikullin u shokova, tani kam filluar t’i besoj,” ka shkruar Sharka.
Postimi i tij ka ngjallur një reagim të gjerë mes ndjekësve, të cilët janë ndarë mes atyre që e konsiderojnë një diskutim interesant dhe të tjerëve që e shohin si një hipotezë të pabazuar. /Telegrafi/