Telegrafi

Habit Mariza Ikonomi: Do martohesha me moderatorin Isli Islamin (Foto)

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “POP Culture”.

Ndër të tjerash, Mariza foli për jetën e saj, duke deklaruar edhe se sipas saj kitara është ajo që i kupton telat që nuk i kuptojnë meshkujt.

“Kitarja është e dashura ime. Telat që një mashkull nuk t’i kupton, i kupton kitara”, tha Ikonomi.

Megjithatë, ajo nuk mundi t’i shpëtojë pyetjes provokuese së moderatorëve, të cilët donin emrin e moderatorit me të cilin ajo do martohej.

Këngëtarja habiti të gjithë, kur në përgjigjen e saj, dha emrin e moderatorit shqiptar Isli Islami.

Isli islami

Ndërsa e pyetur për muzikën që bën, e cila nuk është komerciale, por pak më e veçantë, Mariza u shpreh: “Nuk jam kundër klubeve, por kam një profil tjetër. Dua që këtij populli t’i ushqej një kulturë ndryshe, t’i pasuroj shpirtin. Por, nuk kam çfarë bëj. E kam këtë që dua të kënaq pakicën”. /Telegrafi/